Gazeta Si – Lirohen nga qelia dy të arrestuarit e protestës përballë parlamentit të tre ditëve më parë në 13 shkurt. Gjykata vendosi ndaj tyre masat e detyrimit me paraqitje.
Gjykata ka lënë të lirë Jakup Stafën, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Dorison Petoku, 19 vjeç, banues në Thumanë.
Ato u arrestuan pasi gjatë tubimit të zhvilluar para Kuvendit, hodhën lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë. Si pasojë e këtyre veprimeve, u dëmtuan 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




