Politike

Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit.

Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Endrit Hoxha, që mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, është liruar nga detyra.

Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë.

Ndërkohë, Majlinda Angoni, lirohet nga detyra si prefekte e Qarkut të Shkodrës dhe zëvendësohet nga Holta Duda.

Odise Kote, lirohet nga detyra si prefekt i Qarkut të Gjirokastrës dhe zëvendësohet nga Albana Hasanaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë