Ka ndodhur

Lirohen hapësirat publike në plazhet e Vlorës, hiqen 120 çadra dhe shezlonge pa leje

Gazeta Si - Policia ka liruar hapësirat në vijën bregdetare, në Lungomare të Vlorës në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”.

Policia thotë se në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Vlorë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Lungomare”.

Procedohet penalisht administratori i subjektit të paregjistruar në organet tatimore, i cili zuri hapësirën publike në plazh, duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë