Kosova

Lirimi i policëve/ Vuçiç bisedon me Blinken: Të lirohen serbët dhe dorëhiqen 4 krerët e komunave

Gazeta Si – Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, ka pasur një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, pas lirimit të tre policëve të Kosvoës nga Serbia.

Lajmin e ka bërë publik vetë Vuçiç në rrjetet sociale. Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, ka insistuar në qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe ka mbështetur planin europian për shtensionim. Vuçiç gjatë bisedës me Blinkenin ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar në veri të Kosovës.

Vuçiç dhe Blinken. Gazeta Si, 26 qershor 2023

“I thashë (sekretarit Blinken) se Serbia sillet seriozisht dhe në mënyrë të përgjegjshme, por njësitë speciale të Policisë së Kosovës po arrestojnë çdo ditë pjesëtarët e komunitetit serb në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar”, – shkruan Vuçiç.

Siç raportohet, Vuçiç gjatë bisedës me Blinkenin ka theksuar se dorëheqja e katër kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale “janë të një rëndësie kyçe për të ulur tensionet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë