Gazeta Si - Tragjedia që ndodhi në Tiranë duke vrarë tre gra dhe plagosur tre gra të tjera nga Dan Hutra duket se ka një një përgjegjës sistemin e drejtësisë që e ka lënë të lirë, autorin që kishte precedent të theksuar penal.
Nisur nga vendimet e dyshimta të sistemit të drejtësisë, i cili u la i lirë me Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës Hutrën, 2 ditë pasi “Apeli” e ka lënë në burg, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë bën të ditur se do të nisë verifikimet për vendimet e dhëna që ccuan në liri autorin e kësaj masakre.
“Siç ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve”, thuhet në reagimin e IDL-së.
Në shkurt të vitit 2023, Gjykata e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Irida Kacerja, vendosi lënien në burg të Hutrës. Në njoftim kjo Gjykatë njofton se në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.
Por Hutra iu drejtua Gjykatës së Shkallës së parë për ndryshimin e masës së sigurisë, duke pretendaur se ish gruaja e ka falur për dhunën e ushtruar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.