Lirim Zendeli, piloti me origjinë shqiptare i cili garon nën flamurin gjerman, triumfoi për herë të parë në karrierë në një garë të Formula 3. Një sukses i jashtëzakonshëm në Çmimin e Madh të Belgjikës për 20-vjeçarin që garon me skuadrën e Charouz Racing System. Zendeli e nisi këtë garë nga pole position, duke dominuar gjithë kohës dhe i distancuar në finish me 4.7 sekonda nga Pourchaire i vendit të dytë, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit David Beckmann.
‘’Ishte vërtet një fundjavë shumë e mire me pole position dhe pastaj erdhi fitorja, skuadra bëri një punë shumë të mirë. Më vunë në dispozicion një makinë që të fitoja pole positon dhe garën’’- u shpreh Zendeli pas triumfit.

Falë suksesit në pistën Spa Francorchamps, Zendeli aktualisht renditet në vendin e 7-të. Më herët, ai është shpallur kampion bote në Formula 4. Piloti shqiptar synon të ngjisë shpejt shkallët e karrierës dhe një ditë të garojë në kategorinë më të lartë të garave me makina, Formula 1.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




