Gazeta Si – Lionel Mesi prezanton uniformat e reja të Mastercard për maskotet e Ligës së Kampionëve, duke nisur nga data 14 shkurt. Uniforma e maskotit do të vishet në të gjitha ndeshjet e ardhshme të Championsit dhe përbëhet nga një fanellë dhe një palë pantallona të shkurtra, të realizuara ekskluzivisht me material të riciklueshëm.
Këto materiale përdorin 90% më pak ujë, 70% më pak energji në krahasim me poliestrën natyrale, si dhe kanë një përbërje karboni më pak se 65%.

Argjentinasi i PSG-së ka thënë: “Të hysh në fushë para një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve është një eksperiencë unike. Nuk ka rëndësi në sa ndeshje kam marrë pjesë, është gjithmonë sikur të jetë hera e parë.
Jam shumë i lumtur që po e ndaj këtë ndjenjë me maskotet e rinj dhe shpresoj që kjo eksperiencë t’u japë atyre besim në vetvete, në lojën e pastër dhe në fuqinë për të ndjekur ëndrrat e tyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




