Futboll

Lionel Mesi firmos zyrtarisht me Inter Majemin dhe prezantohet me fanellën e re

Gazeta Si – Mesi zbarkon zyrtarisht në MLS, te skuadra e Devid Bekham. Kontratë ultra-milionere për kampionin e botës, që do të mbajë fanellën me numrin 10.

Lajmi ishte i njohur prej kohësh, por ja ku vjen edhe zyrtarizimi. Lionel Mesi është lojtari më i ri i Inter Majemit. ‘Pleshti’ nis kështu aventurën në kampionatin amerikan, pas dy viteve që kaloi me PSG-në.

Me ekipin e ri ylli argjentinas do të rikthehet te fanella me numër 10, që ka mbajtur edhe te Barcelona. Klubi që drejtohet nga Devit Bekham dhe që i garanton Mesit një kontratë të majme, e ka prezantuar në rrjetet sociale me një video të veçantë.

Mesi ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai është prezantuar me tifozët e rinj me këto fjalë: “Jam shumë i lumtur që filloj këtë fazë të re të karrierës sime me Inter Majemin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë