Futboll

Lineker: Njoh disa futbollistë gej, fantastike nëse dalin hapur në Katar!

Gazeta Si – Geri Lineker, ikona e futbollit anglez, në një intervistë për ‘Daily Mirror’ ka folur në lidhje me çështjen e futbollistëve gej. Ai ka zbuluar se njeh disa futbollistë gej në Premier Ligë dhe është shprehur se pret që ata të dalin hapur.

“Do të ishte fantastike, nëse një apo dy prej tyre do të deklaronin orientimin e tyre seksual gjatë Kupës së Botës. E di me siguri të plotë se disa lojtarë kanë dashur ta bëjnë këtë gjë publike, por më pas kanë medituar.

Geri Lineker. Gazeta Si, 14 tetor 2022

Janë disa lojtarë gej që njoh, por sigurisht që nuk më takon mua ta them se kush janë”, – ka deklaruar ish-sulmuesi i Anglisë pak më shumë se një muaj para nisjes së Botërorit të Katarit dhe pak ditë pas shakasë së Iker Kasilasit se ishte gej.

Në Katar homoseksualizmi është një krim i ndëshkueshëm me 7 vite heqje lirie. Lineker beson se lojtarët gej mund t’i japin një mesazh të fortë botës, duke dalë hapur në Katar, vendin e parë mysliman të botës arabe që pret një Kupë Bote.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë