Pelé, dokumentari më i ri në Netflix, bën një kronikë të jetës së futbollistit Brazilian, Edson Arantes do Nascimento- i njohur me emrin Pele. Filmi fokusohet në periudhën e lavdishme mes vitit 1958 dhe 1970 kur Brazili arriti të fitojë 3 nga 4 kampionatet botërore të zhvilluara.
Dokumentari i rikthehet periudhës më të jashtëzakonshme ku Pele, i vetmi lojtar që ka fituar 3 herë Kupën e Botës, u shndërrua nga një yll i ri në vitin 1958 në një hero kombëtar, në kohën e një sërë ndryshimesh radikale në historinë e Brazilit.
Dokumentari trajton udhëtimin e jashtëzakonshëm të Pele-s për tu bërë ‘Mbreti i futbollit’ dhe për ta udhëhequr vendin e tij drejt fitores historike të Kupës së Botës në vitin 1970-të. Duke intervistuar edhe vetë Pele-n, dokumentari shfaq yllin e futbollit të emocionuar dhe duke reflektuar mbi karrierën e tij mbresëlënëse.
Filmi 108 minuta i gjatë, shmang krahasimin me Maradonën, Messin apo Ronaldon që janë cilësuar si rivalët e tij, ndërsa do të shfaqet për herë të parë më 23 prill të këtij viti. Dokumentari i sapo iniciuar në Netflix më 23 shkurt është mirëpritur nga publiku dhe është prodhuar nga fituesi i shumë çmimeve Kevin Macdonald.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.