Gazeta Si – Një shpërblim prej 15 milionë dollarësh dhe 500 pikë në renditje nga ky turne. Pritet të luhet nga 29 dhjetori deri më 8 janar, në Brisbane, Perth dhe Sydney, me 18 skuadra në fushë.
Pak ‘Hopman Cup’ dhe pak ‘Coppa Davis’. Një përzjerje mes të vjetrit dhe të riut, që nuk bind deri në fund, por të cilin e duan të gjithë. Kjo është ‘United Cup’, një kompeticion me skuadra mikse, që do të hapë sezonin 2023.
Lamtumirë ‘Atp Cup’, një ide që zgjati pak dhe nuk mund të ishte ndryshe. E lindur për të sfiduar ‘Davis’, ajo kishte praktikisht të njëjtën formulë me fazën finale të kupës më antike në botë. Ai kompeticion ishte një klon, ndaj dhe do të ndryshohet formulë.
‘United Cup’ lind si një bashkëpunim mes ATP-së dhe WTA-së, një turne me skuadra mikse meshkuj dhe femra, që vijnë nga 18 vende të ndryshme. Ato do të ndeshen mes tyre nga 29 dhjetori 2022 deri më 8 janar 2023 në Australi.
Nuk do të jetë një ekzibicion, sepse në lojë është një shpërblim i mirë, 15 milionë dollarë, si dhe sepse çdo lojtar mund të fitojë deri në 500 pikë në klasifikim, që nuk janë pak. Formula parashikon që 18 skuadrat të ndahen në 6 grupe me nga tre, me çdo qytet që pret dy grupe.
‘Final Four’ zhvillohet në Sydney, ku shkojnë tre skuadrat që fitojnë mini-turnetë dhe e dyta më e mirë. Kombëtaret do të ndeshen me dy ndeshje teke meshkujsh, dy teke femrash dhe një dopio mikse. Një ‘Hopman Cup’, që nuk zhvillohet që prej 2019-ës, por në një stil ndryshe.
Seleksionimi i 18 skuadrave do të bëhet në bazë të disa kritereve: 6 të parat në bazë të lojtarit më të mirë të renditjes ATP, 6 të tjera në bazë të renditjes WTA dhe të tjerat në renditjen e kombinuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.