Futboll

Lind ‘UEFA Football Board’/ Nga Ançeloti te Mou, 20 big për ide të reja në futboll

Gazeta Si – Një organ i ri ka lindur në UEFA. Ai quhet “UEFA Football Board” dhe do të drejtohet nga Zvonimir Boban. Përbëhet nga trajnerë të mëdhenj dhe ish-futbollistë kampionë.

Ky bord do të sjellë propozime të reja në lidhje me kalendarët dhe rregulloret e futbollit, që më pas mund të miratohen ose jo. Përveç Boban, që mban një post të lartë në UEFA, pjesë e bordit të ri janë edhe emra të mëdhenj të trajningut, si Karlo Ançeloti, Fabio Kapelo, Zhoze Mourinjo, Rafa Benitez, apo dhe Zinedin Zidan. Mungon spanjolli Pep Guardiola.

Zvonimir Boban, shefi i ‘UEFA Football Board’. Gazeta Si, 7 prill 2023

Pastaj vijnë me radhë emra si, Havier Zaneti, Lusi Figo, Mikael Laudrup, Ronald Koeman, Jurgen Klinsman, Paolo Maldini, Gereth Southgejt, Rudi Fëler, Robi Kin, Filip Lahm, Petr Çeh, Huan Mata, Rio Ferdinand, Pedrag Mijatoviç e Roberto Martinez.

Në total janë 20 personalitete të futbollit. Pjesë e bordit do të jetë gjithashtu edhe shefi i arbitrave, Roberto Roseti, ndërkohë që lista mund të zgjerohet me kalimin e kohës.

Në curriculum-in e këtyre emrave spikasin shumë Champions të fituar dhe më shumë se 100 ndeshjet me kombëtaret. Kanë luajtur dhe kanë fituar të gjithë turnetë më të rëndësishëm. Tani kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët, idetë për zhvillimin e futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë