Futboll

Lind Premier League 2025-2026

U hodh sot shorti për sezonin e ri në nivelin më të lartë të futbollit anglez. Kampionët e Liverpool do ta nisin me Bournemouth në shtëpi ndërsa Manchester United do të luajë ndaj Arsenal në “Old Trafford”. Arne Slot do ta fillojë mbrojtjen e titullit mbrëmjen e të premtes më 15 Gusht. Sunderland që kthehet mes më të mirëve pas sezonit 2016-17, do ta nisë në shtëpi ndaj West Ham United. Kampionët e Championship presin Everton në “Elland Road”, mbrëmjen e të hënës së parë të sezonit. Burnley që u kthye menjëherë në Premier League do të udhëtojë drejt Londrës për tu ndeshur me fituesit e Europa League (Tottenham) që tani drejtohen nga Thomas Frank.

5 raundet e para për Arsenal, Liverpool, Tottenham, Man City, Chelsea, Man Utd, Newcastle dhe Leeds

Everton do të presë raundin e dytë për të luajtur ndeshjen e parë në të riun “Hill Dickinson Stadium” ndaj Brighton. Pep Guardiola dhe  Manchester City do ta nisin pas të parit sezon pa trofe në ndaj Wolverhampton Wanderers në “Molineux”. Ky sezon që numëron 380 ndeshje në 33 fundjava dhe 5 mesajva, do të mbyllet të dielën e 24 Majit të vitit 2026. Premier League do të fillojë më 15 Gusht – 82 ditë pas mbylljes së sezonit 2024-25. Gjatë periudhës së festive klubeve nuk do ju kërkohet të luajnë dy herë në më pak se 60 orë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë