Gazeta Si – Ka lindur tashmë Juventusi i ri. Janë zyrtarizuar emrat që bëjnë pjesë në listën që Exor, aksioneri në mazhorancë i klubit, ka depozituar brenda afateve të caktuara. Administratorët e rinj e marrin zyrtarisht detyrën më 18 janar.
Konfirmohet fakti që president do të jetë Xhanluka Ferrero, kurse Mauricio Skanavino, aktualisht drejtor i përgjithshëm, do të hyjë në këshill si administrator i deleguar. Janë propozuar edhe emrat e Fiorana Vitoria Negri, Diego Pistone dhe Laura Kapielo, që do të bëhen pjesë e këshillit administrativ.

Komunikata zyrtare e Juventusit
Duke iu referuar Asemblesë së aksionerëve të ‘Juventus Football Club S.p.A.’, që do të mbahet më 18 janar 2023, bëhet me dije se aksioneri ‘EXOR N.V.’, me 63,8% aksione nga kapitali i klubit, ka depozituar një listë kandidatësh për këshillin administrativ.
Këshilli administrativ
1.Fiorana Vitoria Negri
2.Mauricio Skanavino
3.Xhanluka Ferrero
4.Diego Pistone
5.Laura Kapielo
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




