Treg

Likuiditeti në treg ul përsëri yield-et e bonove 12 mujore

Yield-et e Bonove të Thesarit me maturim 12 mujor pësuan sërish një rënie të lehtë me 0.03% nga ankandi i shkuar ku yield-i mesatar i ponderuar ishte 1.7%.

Shuma me të cilën u shpall ankandi ishte 8.7 miliardë lekësh, por kërkesat arritën deri në vlerën e 10.8 miliardë lekëve.

Yield-i mesatar i ponderuar pësoi rënie në të njëjtën masë edhe për Bonot me maturim 6-mujor, duke rënë në 1.31%, nga 1.34% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të zhvilluar në fund të muajit gusht. Edhe këtu kërkesat arritën në mbi 1.5 miliardë lekë, ndjeshëm më shumë se shuma prej 931 milionë lekësh e shpallur për financim nga Ministria e Financave.

Mesa duket likuiditeti i lartë në tregun financiar të Shqipërisë po mban të qetë tregun e titujve qeveritarë, ndonëse ka nisur një kaos me luhatjet në çmimet e burimeve të ndryshme energjitike.

Yield-et mund të vazhdojnë të ulen më tepër dhe me nxjerrjen në tregjet ndërkombëtare të Eurobondit 700 milionë euro, duke ulur mevojën e financimit të brendshëm të borxhit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë