Ndërsa nënvarianti BA.5 vazhdon drejtimin e tij duke rritur numrin e infektimeve, shqetësim mbetet edhe lia e majmunit.
Sipas një studimi portugez të botuar në revistën mjekësore “Nature Medicine”, virusi përgjegjës për shpërthimet aktuale të lisë së majmunëve është ndryshuar.
“Krahasuar me viruset e lidhura në 2018 dhe 2019, patogjeni tani ka rreth 50 dallime në gjenotip”, shpjegojnë autorët e studimit të cilët nënvizojnë këtë si një “evolucion i përshpejtuar”.
Në studimin e kryer nga João Paulo Gomes nga Instituti Kombëtar “Saúde ‘Doutor Ricardo Jorge (Insa)”, në Lisbonë, lexojmë se ka të dhëna që tregojnë mbi evolucionin viral në progres. Duke u nisur nga këto të dhëna, studiuesit janë përpjekur të kuptojnë arsyen e këtij përshpejtimi.

Dyshimi është se shkaku i shpërthimeve të reja të lisë së majmunëve janë një ose më shumë hyrje nga një vend ku virusi i lisë së majmunëve po qarkullon vazhdimisht, me ‘super përhapës’ dhe udhëtime ndërkombëtare, të cilat mund të kenë nxitur një përshkallëzim të mëtejshëm të infeksioneve.
Për më tepër, ideja është që enzimat e sistemit imunitar të njeriut mund të kenë luajtur gjithashtu një rol në ndryshimet e gjenomës së virusit.
Megjithëse, sipas Gomez nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Mikrobiologu u bëri thirrje vendeve, tëë veprojnë për të bllokuar zinxhirët e transmetimit, për të kryer mbikëqyrje të fortë të rasteve dhe për të refuzuar, e izoluar me shpejtësi të gjitha rastet e dyshuara.
Lija e majmunëve është një sëmundje e rrallë, e cila mund të përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit ose nëpërmjet kontaktit me veshje ose shtroje të kontaminuara.
Megjithatë, studiuesit kanë saktësuar se aktualisht nuk ka asnjë provë për mundësinë që mutacionet të favorizojnë përhapjen e virusit të lisë së majmunit, por që nuk përjashtohet si mundësi.
Burimi:Il Giornale/ Përshtati:Gazeta “Si“
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




