Nga Gazeta ‘SI’ – Arrest në burg vendosi Gjykata e Durrësit për Fatjon Janinën, 39-vjeçari i cili akuzohet për vrasje me dashje të fqinjit 82-vjeçar, Paulin Gina.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 Dhjetor në lagjen 16 të qytetit bregdetar ku i ri masakroi me thike dhe çekiç fqinjin e tij për shkak të mos shlyerjes së borxhit prej 200 mijë lekësh të reja.
Mësohet se Janina ka mbajtur të njëjtin version sikundër edhe përpara grupit hetimor në momentet e arrestimit të tij se shkaku i konfliktit që përfundoi me pasoja fatale ishte mos shlyerja e borxhit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.