Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën arrest me burg për prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi. Ai akuzohet për korrupsion, ndërkohë që e njëjta masë sigurie u dha edhe për shoferin Isuf Gega.
Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, u arrestua të mërkurën me kërkesë të SPAK, dyshohet se ka përfituar një ryshfet prej 2 mijë euro.
Afera korruptive ka pasur si qëllim lehtësimin e masës së sigurisë për një person, që po hetohej nga Prokuroria e Kukësit për akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”.
Të mërkurën, bashkë me prokurorin e Kukësit, Karriqi, arrestuan Isuf Gega dhe dy personat me iniciale D. D. dhe E. B. Më herët, ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme për akuzën e “korrupsionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



