Ka ndodhur

Lihet në burg ish-truproja e Saimir Tahirit

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-truprojën e ish-ministrit Saimir Tahiri, Hekuran Marku. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Marku u ndalua në Gjermani, nga ku u ekstradua pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i Markut doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Marku rezulton sipas SPAK i përshirë në këtë skemë së bashku me ish-truprojën tjetër të Tahirit, Agustin Deda. Ky i fundit është i lirë në Francë pasi ka kërkuar azil politik dhe autoritetet atje janë duke shqyrtuar kërkesën e tij.

Sipas SPAK, 2 truprojat kanë bashkëpunuar edhe me 4 italianë dhe një shqiptar për të trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Kjo sasi droge u sekuestrua më pas në Bari ku u vendosën në pranga 2 persona. Në dosje thuhet se Marku dhe Deda kishin kultivuar drogën në disa parcela në Tepelenë dhe ishin kujdesur për transportin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë