Nga Gazeta Si – Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj, i cili vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës.
Mësohet se ai nuk ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit, ndërsa siç ka treguar edhe avokati i caktuar nga gjykata, ai nuk ka qarë për krimin e rëndë, ndërsa ka thënë se “ajo që u bë, u bë”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit, kur Margilen Muhametaj qëlloi babain e tij me sende të forta, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas disa orësh arrati, ai u arrestua nga policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




