Ndeshja që duhet të hapte, të premten në 19, kampionatin e Ligue 1 francez, mes Olympique Marseille e Saint-Etienne, është shtyrë për shkak të katër rasteve pozitive me Covid-19 në radhët e lojtarëve të OM. 30 lojtarë janë aktualisht pozitivë me koronavirus në kategorinë e parë franceze që duhet të fillojë pas tre ditësh. Rregullat e Ligës imponojnë shtyrjen e një ndeshje nëse katër ose më shumë lojtarë të një skuadre rezultojnë pozitivë.
Për këtë arsye, komisioni i kompeticioneve të LFP ka vendosur të shtyjë sfidën për të mërkurën 16 ose të enjten 17 shtator, gjithnjë duke patur parasysh gjendjen shëndetësore të lojtarëve.
Ndërkohë, pas Marseille edhe Nimes duhet të bëjë llogaritë me rastet e reja të Covid-19. Klubi francez ka njoftuar dy raste të tjera pozitivë brenda stafit të tyre. Në 14 gusht klubi kishte zbuluar rastin e parë të dyshuar, që kishte shtyrë Nimes të anulonte miqësoren kundër Dijon, e parashikuar për të nesërmen. Kështu, është e mundshme edhe një shtyrje e sfidës së parë të kampionatit të ‘Crocs’ kundër Brest, parashikuar për të dielën në orën 15.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




