Gazeta Si – Në më pak se dy muaj pas miratimit në Kuvend, ligji për Barazinë Gjinore është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohet shfuqizimi i tij si i papajtueshëm me Kushtetutën.
Kërkesa është bërë nga tre organizata joqeveritare, Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, dega e shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dhe Forumi Musliman i Shqipërisë.
Në kërkesën e tyre kërkohet edhe pezullimi i menjëhershëm i ligjit.
Ligji për Barazinë Gjinore u miratua më 6 nëntor me 77 vota pro të mazhorancës ndërkohë që 37 deputetë të opozitës votuan kundër. Në lidhje me këtë çështje ka pasur debate të forta edhe në opinionin publik.
Në lidhje me këtë çështje, pati një reagim edhe nga Komisionerja e Komisionit Europian, Marta Kos, e cila tha se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së dhe ajo nuk është kërkesë private e ambasadorit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato.
“Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, tha ajo, duke iu referuar deklaratave të kreut të PD, Sali Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




