Nga Gazeta ‘SI’ – Deklarimi i të ardhurave për të punësuarit dhe të dypunësuarit, DIVA ka të tjera kritere tani. Shuma minimale për këtë deklarim në ligjin e ri për Tatimin, është 100 mijë lekë bruto, nga 200 mijë lekë që ishte.
Ndërsa për vitin 2022 është mbyllur procesi i Deklarimit të DIVA-s për, për vitin aktual tatimor rregullat do të jenë të ndryshme. Konkretisht, çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale të Vjetore e të Ardhurave pranë administratës tatimore.
Ligji i ri për “Tatimin mbi të ardhurat” i hartuar nga Ministria e Financave, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare , ka ulur pragun e detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri. Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit.
“Një individ është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore të tij/saj janë: më shumë se 1. 2 milionë lekë në vit nga të gjitha burimet; kur është në marrëdhënie punësimi me më shumë se një punëdhënës, pavarësisht nga shuma e të ardhurave që merr nga punëdhënësit; më shumë se 50 mijë lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim.”
Ligji fuqizohet në mesin e muajit maj dhe DIVA e ndryshuar plotësohet një vit më vonë. Sipas MFE-së ulja e pragut të të ardhurave ndihmon në shmangien e evazionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.