Biznes

Ligji i fiskalizimit shtyhet për prill 2020

Ligji për fiskalizimin do të hyjë fuqi në datën 1 janar 2020, por për bizneset do të konsiderohet data 1 prill 2020 kur ky ligj vihet në praktikë.

Këtë e bëri me dije Ministrja për Financat dhe Ekonominë Anila Denaj gjatë një interpelancë me biznesin. Ajo sqaroi se koha nga 1 janari deri më 31 mars do të shërbejë si formë testimi dhe përshtatjeje me aspektin teknik që imponon ligji si dhe me rregullat e reja.

“Ne ndajmë shqetësimin që shpesh është lakuar në grupet e interesit që koha e datës 1 janar është e pamjaftueshme për të nisur zbatimin si për pajisjet dhe për rregullat e reja. Për këtë arsye në draftin që ka kaluar tek ministritë e linjës dhe që është në diskutim është menduar një periudhë tranzitore prej 3 muajsh për përshtatje të implementit për sistemin dhe testimin. Kjo nënkupton që ligji ka efektivitetin nga 1 janari, por ka një fazë tranzitore deri në finalizimin e elementëve teknikë deri në 31 mars”- tha ministrja Denaj. “Shumë nga shqetësimet lidhen me pjesë që po i trajtojmë në udhëzim. Një projektligj që po del nuk mund të mendohet pa udhëzimet dhe ne po punojmë paralelisht dhe ditën e hënë do të dalin për konsultim udhëzimet si pjesë e integruar e projektit pasi këtu trajtohen dhe elementë si përjashtime për industri të caktuara apo elementë të tjerë që ligji nuk i jep dot zgjidhje. Udhëzimet do të jenë për konsultim nga e hëna dhe do të ketë sigurisht dhe aty nevoje për detajim të madh te problematikave teknike”, shtoi ajo.

Risitë që reflekton sistemi sipas ministres, synojnë të bëjnë mbikëqyrje dhe transmetim të të dhënave në kohë reale për çdo produkt dhe faturë tatimore në Drejtorinë e Tatimeve.
Kjo bëhet dhe sot, tha ajo, por të dhënat do të jenë në kohë reale në realizmin këtij sistemi të ri teknologjik.

“Nëse flasim për gjithë risitë e këtij projektligji efekti i kohës reale nuk është i vetmi i rëndësishëm. Në vitin 2021 do kemi një sistem elektronik të gjithë faturës. Ky sistem për biznesin nënkupton zbatimin përmes një aplikacioni i cili së fundmi për të gjithë grupet e interesit për të prodhuar një aplikacion të ri. Ky aplikacion do të vendoset në gjithë pajisjet fiskale aktuale të cilat do të jenë të integruara me këtë aplikacion. Ky sistem do të mundësojë përdorimin e pajisjeve të reja e hardëare siç mund të jetë desktop apo mobile”- tha ajo.

Në thelb, vijoi ministrja, synohet rritja e të ardhurave përmes përdorimit më efektiv të sistemit dhe eficencës së Tatimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë