Kryeministri Edi Rama mblodhi të hënën pasdite Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, ku e pranishme për herë të parë ishte edhe Luljeta Bozo, inxhinierja me përvojë të gjatë në karrierën e saj. Në këtë mbledhje të dytë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që organizatat të ndërhyjnë në një kohë sa më shpejtë për riparimet në shtëpi dhe që gjithçka të arrihet në realizimin e punimeve për banesat indivuale dhe më pas të niset edhe për ndërtimin nga e para për shtëpitë. “Duhet bërë kujdes shumë i madh për inventarin dhe dëmtimet, sepse ka njerëz që po i bien me vare mureve me idenë se mund të ndërtohen nga e para. "Po i bien murit me varre se thonë do na bëjnë shtëpi të re. Shqipëria ka banesa që janë në situatë kritike më shumë se kaq. Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën ose rrezikojnë jetën nga banesa e tyre. Këto janë shtëpi pak a shumë dhe ne vijomë regjistrimin të atyre banesave që nuk i kemi bërë ende, ose regjistrimin e atyre që janë bërë pa të drejtë. Për qiratë, Bashkitë duhet të bëjnë kontratën që mos të vijnë dhe të thonë "kemi rritur qiranë" dhe kontratën e garancisë që deri në maj 2021 marrim përsipër strehimin tënd”, theksoi Rama.
Më tej ai u shpreh se programi i rindërtimit nuk bëhet për ata që kanë plasaritje apo çarje në banesave, por që janë të banueshme.
“Programi i Rindërtimit është për ato banesat që janë shpallur të banueshme”, theksoi kryeministri gjatë fjalës së tij. Ai bëri të ditur se në Durrës nuk kanë mundësi që të strehojnë banorët me qira brenda këtij qyteti, duke theksuar se do të realizojë strehim e tyre në Tiranë, në apartamentet në periferi të kryeqytetit. “666 familja janë aprovuar si përfituese e fondit me qira. Në Durrës nuk ka më apartamente, 1120 familje 922 janë akomoduar, pjesa tjetër në akomodim e sipër”, tha ai.
Kryeministri kërkoi që bashkitë të kenë kujdes dhe të ndërhyjnë në fakt që mos ketë rritje të çmimeve të qirave.
“Për qiratë që ne kemi detyrimin bashkitë duhet të garantojnë marrëveshjen me ata që kanë dhënë qeratë, që të mos nisë historia e rritjes së qerasë. Po kështu do të bëjmë dhe një kontratë tip garancie të qeverisë që deri brenda majit të vitit 2021 marrim përsipër strehimin tënd. Pra kontratë individuale që ky është detyrimi ndaj meje. Cilido që mund të mos marrë atë që i takon sipas kontratës të ketë të drejtë që me këtë kontratë ti vendosë qeverisë penalitete. Duhet të kemi një kontratë garancie nga ana e qeverisë, le të themi që nga sot dhe brenda majit 2021 ne marrim përsipër strehimin tënd. Kjo një kontratë individuale me këtë që ka në dorë dhe ky është detyrimi i qeverisë nda meje. Cilindo nëse nuk zbatohet ta ketë të drejtën e penalitetit për qeverinë”, theksoi Rama.
Sa i përket donacioneve të huaja, kryeministri bëri të ditur se në shkurt të vitit të ardhshëm mund të realizohet konferenca e madhe e donatorëve që mund të kontribuojnë për fondet e rindërtimit nga ana e ndërkombëtarëve. "Nuk ka ende nuk raport paraprak të dëmeve përfundimtare. Një grup me ne Bankën Botërore dhe OKB është duke punuar, në 16 dhjetor synohet të dalë raporti i parë paraprak. Do të ketë një raport paraprak, një të dytë dhe një final në fund të muajit janar për t'i hapur rrugë konferencës së donatorëve, që parashikohet të mbahet në mesin e muajit shkurt”, deklaroi Rama. Shefi i qeverisë ka paraqitur edhe një rezume të fondeve dhe të banesave të konstatuara si të dëmtuara. “36 shkolla me objekte të rënda. "Emin Duraku" që inspektimet janë bërë, jo një po më shumë se një, situata është e qartë. Ka një pjesë të shkollës që mund të përdorë, ndërsa pjesa tjetër nuk do të përdoret. Të tjerat janë spekulime. Disa objekte në institucionet e drejtësisë që kërkojnë ndërhyrje urgjente. 19 monumente kulture me dëme të rënda”, theksoi Rama. Sa i përket fondeve të mbledhura Rama theksoi se janë mbledhur 20 miliardë lekë që në nisje me të ardhura buxhetore plus donacione, por pritshmëritë për donacione janë të konsiderueshme se kanë filluar bisedimet me shtet e tjera.
Rama kërkoi që fondacionet të nisin punën për restaurimin e shtëpive dhe apartamenteve të dëmtuara dhe më pas të realizojnë për ndërtimin e nga fillimi të shtëpive dhe banesave. Kreu i fondacionit “Shqiptarët për shqiptarët”, Elvis Naçi u shpreh i gatshëm për nisjen e riparimeve të ndërtesave në zonën e Thumaës, duke shtuar se kemi pritur që qeveria të japë dritën jeshile për një çështje të tillë. “Siç e kemi lënë edhe me fondacionet e tjera do të menaxhohet nga vetë fondacionet, kjo nuk përjashton që edhe të tjerët, që ne do të bëjmë transparencën maksimale të mundshme, mbi 7 milionë USD, synojmë të shkojmë drejt 10 milionë euro, por më pas se ajo e buxhetit të shtetit. Dje kam qenë në Thumanë dhe na thanë se pse s’po filloni, e ne i thamë sapo të na japin dritën jeshile Komiteti”, tha Naçi.
Ai gjithashtu u shpreh se janë të gastshëm të realizojnë edhe ndërtime pallatesh nga e para, pasi shumë firma nga Kosova dhe Maqedonia kanë ofruar ndihmën e tyre në kontribute materialesh dhe jo monetare. Edhe Arbër Hajdari i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, u shpreh i gatshëm për të nisur punën për rindërtimin e banesave të dëmtuara në zonën e Krujës, Durrësit dhe Fushë-Krujës.
Kryeministri ka bërë të ditur edhe shifrat e donacioneve ku është përcaktuar se 23 milionë euro, fonde nga shtete të huaja, apo biznese. Sa i përket inspektimeve të ndërtimeve, kryeministri përmendi të dhënat paraprake të ekspertëve izrealitë që theksojnë se ndërtimet e reja i kanë rezistuar lëkundjeve sizmike.
Inxhinierja Luljeta Bozo u shpreh në këtë mbledhje se duhet një plan konkret në lidhje me këtë proces dhe se duhet të jetë shumë mirë e organizuar. “Tre probleme ne kemi një evidentim që mund të ndryshojë pak, duhet specifikuar tashti në zonat rurale, cilat janë ato godina që janë shembur fare dhe njerëzit janë në çadra, por nuk mund ta kalojnë në çadër, edhe ato dëmtime të lehta, duhet të specifikuar shumë shpejt dhe të dimë se çfarë pune duhet bërë. Duhet mbyllur sa më shpejt, unë them brenda një jave ta kemi këtë pasqyrë, kryesisht dëmtimet e mëdha i kemi. Një plan organizmi, duhet ta bëjë njësia vendore, se qeveria nuk ka mundësi ka ndjekë, të organizojë punën me ata që janë përjashta dhe në qiell të hapur. Duhet të ketë një plan organizimi, objekti, ekipi dhe projekti. Po nuk qe e shkruar në letër se ju keni këtë afat”, deklaroi Bozo. Sipas saj, një pjesë të kontributit ta japë edhe individi, sepse nuk ka faj shteti që u ndërtua pa themel. “Një pjesë e përgjegjësisë financiare duhet ta mbajë edhe ai që e ka shkelur ligjin, si dhe asnjë komune nuk duhet të lejojë një rindërtim pa projekt”, theksoi Bozo.
Kryeministri Edi Rama tha se ndërtuesit shqiptarë duhet të japin 3% të sipërfaqes për nevoja sociale.
"Rama tha se ndërtuesit shqiptarë duhet të japin 3% të sipërfaqes për nevoja sociale, çka mund të shërbejë edhe për të pastrehët nga tërmeti.Vetëm në Tiranë kemi 15 mijë metra katror, sikur me 100 metra katror shtëpia, i bie që strehohen 150 familje”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas kësaj fatkeqësie natyrore, sigurimi i banesave duhet të bëhet me detyrim. Në përgjigje të propozimit të inxhinieres Luljeta Bozo që pronarët e banesa private të paguajnë gjysmën e fondeve, Rama tha se nuk është dakord, por theksoi se duhet t'u bëhet e qartë që kjo është hera e fundit që shteti paguan për ta.
Kryeministri gjithashtu u ndal edhe te rimbursimet nga kompanitë e sigurimeve, pasi deri më tani kanë paguar 20 milionë euro.
“Nuk do të rimbursojmë më dëme që janë rezultat i mos marrjes së përgjegjësive individuale dhe nuk sigurohen. Kushdo që nuk sigurohet e merr përsipër përgjegjësinë vetë”, theksoi Rama.
Inxhinieri Arben Meçe është shprehur se në Durrës ka shumë objekte të larta që në konstruksion duket sikur nuk ka gjë, por në fakt dëmi aty është shumë i madh.
Në Mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, i kërkoi kryeministrit që të mbledhë grupet inxhinierike në tryezë dhe të vendosin se çfarë duhen bërë me këto konstruksione, duke theksuar se zgjidhjen ja japin vetëm grupet shkencore.
“Ne do futemi në rikonstruksion. Durrësi ka shumë objekte të larta të cilat që në kontaktin e parë, kush ka qenë në terren, të paktën grupi inxhinierike, kanë kuptuar që nuk ka gjë konstruksioni por dëmi duket shumë i madh, shumë i madh. Ka një arsye të vetme, është teknike, është defekti i projektit. Kemi bërë konstruksione shumë elastike, që do të thotë që edhe në momentin që do i riparojmë përsëri ky defekt do shpërthejë. Kjo do të thotë që grupet inxhinierike duhet ti organizoni ju kryeministër, ti ulësh në tryezë dhe këta të marrin një detyrë të vetme, çfarë duhet të bërë me këto konstruksione që duhen ngurtësuar dhe zgjidhjen e japin vetëm grupet shkencore teknike. Po nuk bëmë këtë nuk bëjmë dot as riparimin e këtyre ndërtesave. I bëjmë por do gënjehen qytetarët dhe do gënjejmë edhe veten. Janë edhe kushtet teknike, forcën që ka betoni nuk e përballon dot çfarëdolloj muri ti vendosësh, çfarëdolloj kushti teknik ti bësh, elasticiteti i tyre është aq i madh saqë shkatërron ndoshta edhe murin e betonit, po ia vure. Por pa bërë këtë procedurë në mënyrë absolute të mos kalojmë në veprime të tjera”, tha Meçe:
Shifrat e paraqitura nga Rama
261 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme në momentin aktual.
2137 banesa të dëmtuara rënë
851 pallate me dëmtime të mesme ose të lehta.
4618 banesa me dëme të mesme
Tek pallatet e pabanueshme po bëhet një punë shumë e madhe, një pjesë e dytë kanë dëme të rënda, por të rikonstruktueshme. Do të përditësohen ditë pas dite.
Qarku i Tiranë 728 të inspektuara
Qarku i Durrësit 5667 të inspektuara, 438 për të shembur
Lezhë 1588 të konsiderueshme, 740 të mesme
Të gjitha 8 spitale me dëme të riparueshme, 2 me të lehta dhe 2 qendra shëndetësore jashtë funksionit 12 të tjera të riparueshme
500 inxhinierë në terren për kontrollin dhe ka edhe 81 ekspertë nga 11 vende të huaja
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.