Golden Eagle Ylli është skuadra fituese e edicionit të parë të Ligës Unike në basketboll për meshkuj. Është një kompeticion, ku marrin pjesë skuadra nga Shqipëria dhe Kosova dhe finalja ishte e gjitha kosovare, me Yllin dhe Pejën.
Me rezultatin 82-79 ka fituar Ylli. Finalja është luajtur në Durrës, në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga”. Vendi i tretë në Ligën Unike i ka takuar Rahovecit, një tjetër ekip kosovar, që mundi Goga Basket me rezultatin 81-74.
Në ndeshjet e edicionit të parë të Ligës Unike kanë munguar tifozët, për shkak të situatës me pandeminë. Kompeticioni do të organizohet çdo vit, me qëllimin për t’u bërë traditë për basketbollin shqiptar dhe atë kosovar. Me rikthimin e tifozëve, edhe ndeshjet do të jenë më të bukura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje