Liga spanjolle bën llogaritë me krizën ekonomike të lidhur me pandeminë e Covid-19. Kampionati spanjoll ka prezantuar planin e ri të tavanit të pagave për sezonin 2020/21, i cili tregon një ulje maksimale të rrogave (rreth 500 milion në total) që do të ndikojë mbi të gjitha tek klubet më të pasura: pagat e Barcelonës do të kenë një tavan prej 382 milion euro kundrejt 656 në 2019/20 (-42%), ato të Real Madrid prej 468 milion kundrejt 641 të sezonit të kaluar (-27%). Një goditje e vërtetë për dy nga klubet më prestigjioze në futbollin global.
Kufiri i pagave u prezantua sezonin e kaluar me qëllim vendosjen e një tavani në shpenzimet e pagave dhe është i lidhur ngushtë me të ardhurat, si ato që vijnë nga të drejtat televizive, marketingu ashtu dhe me ato që lidhen me shitjet e lojtarëve. Të gjitha zëra që kanë vuajtur veçanërisht në vitin e Covid.
Impakti i krizës ka çuar në uljen drastike të kufijve të pagave, me pasoja të mëdha mbi fitimet e lojtarëve, të cilëve do t’u duhet të pësojnë një reduktim drastik. Barcelona, në veçanti, kohët e fundit ka filluar bisedimet me lojtarët e saj për të ulur pagat e tyre me 30%: vetëm nga skuadra e ekipit të parë, në fakt, klubi katalanas duhet të jetë në gjendje të kursejë rreth 190 milion euro për të qenë në gjendje të rregullojë bilancet .
Një shkurtim i ngjashëm me atë të kushërinjve të Realit u vendos edhe nga Atletico Madrid, që do të shkojë nga 348 në 252 milion në paga (-28%). Në kontradiktë të lehtë Sevilla, fituese e Ligës së fundit të Evropës, që do të kalojë nga një kufi prej 185.1 në 185.7 milion euro. Më shumë diferencë edhe për skuadrat që u futën në garën e dytë evropiane këtë sezon: Villareal (nga 108 në 145 milion), Real Sociedad (nga 81 në 101 milion) dhe Granada (nga 35 në 56 milion).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




