Edhe 20 ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Air Albanias”. Tirana do të presë më 25 maj finalen e Ligës së Konferencës dhe sot në mbrëmje do të njohë dy mysafirët e saj në aktin përfundimtar të kompeticionit më të ri të UEFA-s.
Luhen sot dy gjysmëfinalet e kthimit të këtij kompeticioni, Roma-Leiçester dhe Olimpik Marsejë-Fejnord. Kuptohet që shqiptarët bëjnë të gjithë tifo për Romën e Marash Kumbullës dhe Zhoze Mourinjos, edhe pse tifozët anglezë mbeten të veçantë.

Roma dhe Leiçesteri barazuan 1-1 në ndeshjen e parë në Angli. Në “Olimpico” do të jetë një ndeshje delikate, ndërsa trajneri Mourinjo i ka karikuar të tijtë, duke thënë se finalja u takon atyre. Por nuk do të jetë e lehtë ndaj një ekipi të Premier Ligës.
Në sfidën tjetër, Fejnordi shkon në Francë me fitoren 3-2 të ndeshjes së parë. Gjithçka mbetet e hapur, me Olimpikun e Marsejës që luan shanset e veta përballë tifozëve të tij.
Mbrëmjen e sotme përcaktohen edhe dy ekipet finaliste të Ligës së Europës, ku favoritë janë dy ekipet gjermane. Eintraht Frankfurt e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Uest Hemit 1-2, kurse Lajpcigu ka mundur Gllasgou Rejnxhërs 1-0.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




