Gazeta Si – Lacio do të ndeshet me holandezët e AZ Alkmarit në fazën e 1/8-ve të Ligës së Konferencës. Një kundërshtar i fortë, sipas vlerësimit të Igli Tares, drejtorit sportiv të Lacios, por i kalueshëm.
“AZ Alkmaar është një skuadër e fortë, që po bën një sezon të mirë në Holandë. Ata luajnë një futboll me kualitet, me elementë që janë në gjendje të vënë në vështirësi çdo kundërshtar.
Objektivi i Lacios është që ta vazhdojë rrugëtimin e tij në Europë. Duam t’i kalojmë edhe 1/8-at e Ligës së Konferencës”, – ka theksuar pas shortit drejtori ssportiv i Lacios, Igli Tare. Ai i ka thënë këto fjalë për kanalet zyrtare të klubit në rrjetet sociale menjëherë pas hedhjes së shortit.
Round of 16 set ✅
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) February 24, 2023
Which tie are you looking forward to most? 😍#UECLdraw || #UECL pic.twitter.com/MiJsSlIlEr
Përballjet e 1/8-ve në Ligën e Konferencës
AEK Larnaka-Uest Hem
Fiorentina-Sivaspor
Lacio-AZ Alkmar
Lesh Poznan-Djurgarden
Bazel-Slovan Bratislavë
Sherif Tiraspol-Nisë
Anderleht-Villarreal
Gent-Bashkshehir
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




