Gazeta Si – Erdhi momenti që në fushë të zbresë edhe ekipi i Vllaznisë. Skuadra shkodrane është e vetmja nga shqiptaret që luan direkt në turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Vllaznia pret sot në “Loro Boriçi”, në orën 21:00, rumunët e Universitatea Kraiovës.
Një sfidë e vështirë kjo për skuadrën e Mirel Josës, që ka pësuar ndryshime gjatë merkatos së verës. Janë larguar lojtarë të rëndësishëm, si Krymi, Adili dhe Da Silva.

Me ndihmën e tifozëve, skuadra kuqeblu do të synojë një rezultat pozitiv në shtëpi, për të pasur siguri në kthim. Kundërshtari është mjaft i fortë, me shumë përvojë në kompeticionet europiane, por drejtuesit e Vllaznisë besojnë se mund ta kalojnë të paktën një tur në Ligën e Konferencës.
Liridon Latifi, lojtari më i mirë i kuqebluve, pritet ta nisë nga stoli, pasi u bashkua me vonesë me skluadrën.
Laçi, i vetmi që deri tani ka kaluar një turn ë Europë, sot luan në Moldavi ndaj ekipit Petrokub. Kurbinasit e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro kanë përsëri shanse të mëdha kualifikimi. Ndeshja e sotme ka shumë rëndësi dhe Laçi synon që të mos kthehet i mundur nga Moldavia.
Të tjera skuadra shqiptare që luajnë sot në Ligën e Konferencës janë Shkëndija e Tetovës dhe Drita.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




