Është përcaktuar në Amsterdam të Holandës edhe shorti për fazën e grupeve në edicionin e dytë të UEFA Nations League, apo Liga e Kombeve. Shqipëria pas hedhjes së shortit është pozicionuar në grupin 4 të Ligës C, ku kundërshtarë të saj janë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin. Ndërsa Kosova do jetë në grupin 3 të Ligës C, ku do të luajë përballë Sllovenisë, Moldavisë dhe Greqisë.

Dy skuadrat më mirë të klasifikuara të Ligës A dhe B do të mund të shkojnë në Botëror direkt edhe nëse nuk arrijnë t’ia dalin në sajë të fazës eliminatore. Formula e re parashikon se në Botëror do të kualifikohen 10 fitueset e grupeve, ndërsa në play-off do të marrin pjesë 10 skuadrat e dyta të grupeve. Për t’u plotësuar numri i 13 ekipeve Evropiane që shkojnë në Botëror, do të duhen 10 vendet e dyta dhe pikërisht 2 skuadra të tjera, që do të kenë renditjen më të mirë në Nations League. Këto 12 skuadra do të përballen në play-off. Kështu, shanset janë vetëm te ekipet që luajnë në Ligën A dhe B. Ndërsa skuadrat që renditen në fund të divizioneve A, B dhe C, do të përballen në play-out, ku do të jenë vetëm dy skuadra që do të bien.
Grupet:
LIGA A
GRUPI 1-Poloni, Bosnjë Hercegovina, Itali, Holandë
GRUPI 2-Islandë, Danimarkë, Belgjikë, Angli
GRUPI 3-Kroaci, Suedi, Francë, Portugali
GRUPI 4-Gjermani, Ukrainë, Spanjë, Zvicër
LIGA B
GRUPI 1-Rumania, Irlanda e Veriut, Norvegji, Austri
GRUPI 2-Izrael, Sllovakia, Skoci, Republikë Çeke
GRUPI 3-Hungari, Turqi, Serbi, Rusi
GRUPI 4-Bullgaria, Republikë e Irlandës, Finlandë, Uells
LIGA C
GRUPI 1-Azerbajxhan, Luksemburg, Qipro, Mali i Zi
GRUPI 2-Estoni, Armeni, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia
GRUPI 3-Sllovenia, Moldavia, Kosova, Greqia
GRUPI 4-Lituani, Kazakistan, Bjellorusi, Shqipëria
LIGA D
GRUPI 1-Malta, Andorra, Letoni, Ishujt Faroe
GRUPI 2-San Marino, Lihtenshtejn, Gjibraltar

Faza me grupe:
Java 1: 3–5 shtator 2020
Java 2: 6–8 shtator 2020
Java 3: 8–10 tetor 2020
Java 4: 11–13 tetor 2020
Java 5: 12–14 nëntor 2020
Java 6: 15–17 nëntor 2020
Faza Finale: 2, 3, 6 qershor 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




