Sot në orën 18:00 në Bruksel mori jetë edicioni i pestë i Nations League. Truneu, i cili u mendua për të zëvendësuar miqësoret mes kombëtareve të ndryshme, është fituar dy herë prej Portugalisë dhe një herë nga Franca dhe Spanja.
Pas shortit, Shqipëria ka mësuar edhe kundërshtarët e saj.
Shqipëria është në grupin C dhe do të ndeshet me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
54 shoqatat pjesëmarrëse në Ligën e Kombeve UEFA për sezonin 2026/27 janë të ndara në katër grupe. Shorti i Ligave A, B dhe C do të formojë katër grupe me nga katër skuadra secila. Çdo skuadër luan gjashtë ndeshje (tre në shtëpi dhe tre jashtë) kundër tre kombëtareve të tjera në grup. Shorti për Ligën D do të formojë dy grupe me nga tre skuadra: çdo skuadër luan katër ndeshje (dy në shtëpi dhe dy jashtë) kundër dy kombeve të tjera në grup.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



