Futboll

Liga e Kombeve/ Kroacia dhe Holanda në ‘Final Four’, Danimarka trondit Francën

Gazeta Si – Kroacia ka siguruar një biletë për në ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve, pasi fitoi 1-3 në fushën e Austrisë. Kroatët zënë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës A, me 13 pikë, të ndjekur nga Danimarka me 12 pikë.

Kroacia feston golin e Modriç. Gazeta Si, 25 shtator 2022

Luka Modriç e kaloi Kroacinë shumë shpejt në avantazh. Austria barazoi me Kristof Baumgartner, por në pjesën e dytë sulmuesi Marko Livaja dhe mbrojtësi Dejan Lovren ‘vulosën’ fitoren 1-3 të Kroacisë. Austria, me këtë humbje, ka rënë në Ligën B.

Danimarka mundi sot 2-0 Francën, kampionen e botës. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë me golat e Kasper Dolberg dhe Andreas Skov Olsen.

Në ‘Final Four’ ka kaluar edhe Holanda, që mundi sot 1-0 Belgjikën. Mbrojtësi Virxhil Van Dijk realizoi golin e fitores për ‘Tulipanët’, që zënë vendosin e parë në Grupin 4 të Ligës A. Nga ky grup bie në Ligën B Uellsi, që zuri vendin e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë