Është përcaktuar në Amsterdam të Holandës edhe shorti për fazën e grupeve në edicionin e dytë të UEFA Nations League, apo Liga e Kombeve. Shqipëria pas hedhjes së shortit është pozicionuar në grupin 4 të Ligës C, ku kundërshtarë të saj janë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin. Po të nisemi vetëm nga historia e përballjeve së kombëtares sonë me këta kundërshtar atëherë shanset janë deri diku të mëdha, duke parë edhe nivelin e këtyre ekipeve.
BJELLORUSI (1 F, 2 B, 2H)
Me Bjellorusinë jemi ndeshur 5 herë, me statistikat që anojnë nga ana e bjellorusëve. Për herë të parë jemi përballë në eliminatoret e Euro 2008. Shqipëria që atëherë drejtohej nga kroati Otto Baric, ndeshjen e parë barazoi 2-2 jashtë, ndërsa ndeshjen e kthimit humbi 2-4, rezultat që shkaktoi polemika të mëdha në ambientet e sportit dhe jo vetëm.

Dy ndeshjet e tjera, ishin ato për eliminatoret e Euro 2012. Të parën e fituan bjellorusët me rezultatin 2-0, ndërsa në kthim kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje fantastike, ku golin e vetëm e realizoi Salihi. Përballja e fundit u zhvillua në Antalya, miqësore e përfunduar me rrjeta të paprekura.

| DATA | VENDI | KOMP. | NDESHJA | REZ. |
| 02.09.2006 | Minsk | K.E 2008 | Bjellorusi-Shqipëri | 2-2 |
| 17.11.2007 | Tirana | K.E 2008 | Shqipëri-Bjellorusi | 2-4 |
| 12.10.2010 | Minsk | K.E 2012 | Bjellorusi-Shqipëri | 2-0 |
| 26.03.2011 | Tirana | K.E 2012 | Shqipëri-Bjellorusi | 1-0 |
| 15.11.2013 | Antalya | Miqësorë | Shqipëri-Bjellorusi | 0-0 |
KAZAKISTAN (2 F)
Me Kazakistanin jemi përballur vetëm 2 herë, duke i fituar të dyja. Ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2006. Ndeshja e parë e luajtur u fitua me rezultatin 0-1, me një gol të Alban Bushit.

Në ndeshjen e kthimit që u luajt në Shqipëri, Shqipëria fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1. Pikërisht në këtë ndeshje do të debutonte edhe kapiteni i ardhshëm, Ansi Agolli.
| DATA | VENDI | KOMP. | NDESHJA | REZ. |
| 13.10.2004 | Almaty | K.B 2006 | Kazakistan-Shqipëri | 0-1 |
| 03.09.2005 | Tirana | K.B 2006 | Shqipëri-Kazakistan | 2-1 |
LITUANI (2 F, 1 H)
Me Lituaninë kemi luajtur katër herë, dy ndeshje zyrtare dhe dy miqësore. Lituanezët janë rivalët më të ‘’ vjetër’’ në këtë grup, pasi përballjet e para i kemi zhvilluar në vitet e para të demokracisë, gjatë kualifikueseve të botërorit USA ’94. Në ndeshjen e parë kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 1-0, ku për herë të parë do debutonte edhe Indrit Fortuzi, i cili do të bëhej një nga sulmuesit më të mirë të Tiranës. Sfida e kthimit e luajtur në Lituani ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 3-1.

U desh të kalonin shumë vite që këto dy ekipe të përballeshin serish. Në miqësoren e 2006 kuqezinjtë e drejtuar nga Briegel, u mundën me rezultatin 1-2. Interesante është miqësorja e vitit 2013, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 4-1. Në fushë kuqezinjtë e De Biasit treguan një formë të shkëlqyer, por për shkak se numri i zëvendësimeve kaloi limitin e lejuar prej 8 lojtarësh, UEFA vendosi mos ta njihte si miqësorë, ku në këtë mënyrë nuk mund të llogaritet në statistikat e kombëtares.

| DATA | VENDI | KOMP. | NDESHJA | REZ. |
| 03.06.1992 | Tirana | K.B 1994 | Shqipëri-Lituani | 1-0 |
| 14.04.1993 | Vilnius | K.B 1994 | Lituani-Shqipëri | 3-1 |
| 01.03.2006 | Tirana | Miqësorë | Shqipëri-Lituani | 1-2 |
| 26.03.2013 | Tirana | Miqësorë | Shqipëri-Lituani | 4-1 |
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




