Gazeta Si – UEFA ka publikuar raportin financiar për sezonin 2021-22, një dokument ky që tregon shpërblimet zyrtare që janë shpërndarë në fund të kompeticioneve europiane për klubet. Për Ligën e Kampionëve, skuadrat italiane kanë arkëtuar në total 218.258 milionë euro.
Juventusi, për shkak edhe të renditjes historike/dhjetvjeçare, ka marrë fetën më të madhe, 77.3 milionë euro. Më pas vijnë Interi me 62.652 milionë, Milani me 45.283 milionë dhe Atalanta me 32.967 milionë.
Sezonin e kaluar Juventusi dhe Interi u eliminuan në 1/8-at e Ligës së Kampionëve, kurse Milani dhe Atalanta nuk arritën të kalonin fazën e grupeve. Kuptohet që të ardhurat nga Championsi janë një ‘mal’ me para, ndaj dhe pjesëmarrja në të është shumë e rëndësishme për klubet.

Sipas raportit të fundit, janë katër klubet që i kalojnë 100 milionë euro shpërblime në këtë edicion. Përveç Real Madridit kampion, me 133 milionë euro, janë edhe Liverpuli finalist me 119 milionë euro, Bajern Mynih me 109 milionë euro dhe Mnçester Siti me 108 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




