Përsëri një sfidë mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos në Champions, dy lojtarëve që kanë dominuar skenën e futbollit europian në vitet e fundit. Është hedhur sot në Nion shorti për fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve, ku Mançester Junajtid përplaset me PSG-në, ndërsa Interi dhe Juventusi kanë qenë më fat.
Juventusi do të përballet me Sportingun e Lisbonës në fazën me eliminim direkt, kurse Interi me Ajaksin. Me më shumë fat bardhezinjtë, po të kemi parasysh faktin se Sportingu nuk është se ka shumë përvojë në këtë nivel të Championsit. Edhe Interi ka pasur fat në short, pasi mund të gjente përballë skuadra më eksperte të kompeticionit, si Bajern, Mançester Siti dhe Liverpul, por edhe me Ajaksin nuk do ta ketë edhe aq të lehtë.

Çelsi, ekipi kampion në fuqi i Ligës së Kampionëve, do të përballet me francezët e Ligës, kurse Bajerni Mynih, një nga favoritët kryesorë, ndeshet me Atletikon e Madridit.
Koka serie në short ishin 8 skuadrat që u renditën të parat në fazën e grupeve, konkretisht Mançester Siti, Liverpuli, Ajaksi, Real Madrid, Bajern Mynih, Mançester Junajtid, Lila dhe Juventusi. Këto skuadra kanë të drejtën ta luajnë në shtëpi ndeshjen e kthimit.
Ja dhe 8 çiftet e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve
Benfika-Real Madrid
Vilarreal-Mançester Siti
Atletiko Madrid-Bajern Mynih
Salcburg-Liverpul
Inter-Ajaks
Sporting Lisbonë-Juventus
Çelsi-Lilë
PSG-Mançester Junajtid
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




