Gazeta Si – Nga niveli më i lartë i futbollit europian, në kupën e dytë kontinentale për nga rëndësia vijnë klube mjaft prestigjioze. Ajaksi, Barcelona, Sevilja, Juventusi, Sporting Lisbonë e Bajer Leverkusen i bashkohen Mançester Junajtid, Arsenal, PSV e të tjerave. Gati një Champions i dytë.
Do të jetë një Ligë Europe si asnjëherë në edicionet e mëparshme. Emra big të futbollit europian nuk mundën të kualifikoheshin për në fazën e 1/8-ve të Championsit dhe kanë zbritur në këtë kompeticion.

Janë emra të mëdhenj, si Ajaksi që gjithmonë ka ndërtuar cikle fituese. Holandezët nuk mundën të përballonin Liverpulin dhe Napolin në grup. Pastaj është Barcelona, që mbeti pas Bajernit të Mynihut dhe Interit në grup. Sevilja është një tjetër skuadër spanjolle eksperte e kompeticioneve europiane.
Mes tetë skuadrave që i shtohen Ligës së Europës për ta bërë atë edhe më të fortë është dhe Juventusi. Nuk mundi të linte shenjë në Champions, por që mbetet një skuadër me pretendime të mëdha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




