Gazeta Si – Juventusi mundi 1-0 Frajburgun në ‘Allianz Stadium’, në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Ligës së Europës. Pas ekuilibrit në pjesën e parë, në të dytën mendoi Angel Di Maria për ta zhbllokuar sfidën.
Ai gjuajti saktë me kokë, pas një krosi nga e majta të Kostiç. Gjermanët provuan të reagonin dhe shënuan një gol me Holer, por që u anulua nga VAR-i për një prekje me dorë të Ginter. Më pas skuadra e Alegrit e menaxhoi mirë rezultatin dhe u rikthye te suksesi europian pas 5 muajsh ‘agjërim’.
Festa e torinezëve u prish disi nga dëmtimi i Kiezës, që la fushën duke çaluar, pas një problemi në gjurin e djathtë.

Ka fituar thellë sot Mançester Junajtid, që mundi 4-1 Betisin në ‘Old Trafford’. Rashford në fillim dhe më pas Antoni, Bruno Fernandes dhe Veghorst shënuan golat për ‘Djajtë e kuq’. Arsenali barazoi 2-2 në fushën e Sportingut të Lisbonës.
Liga e Europës, 1/8-at
Sot
Roma-Real Sociedad 2-0
B.Leverkusen-Ferencvarosh 2-0
Sporting-Arsenal 2-2
Union Berlin-Union SG 3-3
Juventus-Frajburg 1-0
Mançester J.-Betis 4-1
Sevilja-Fenerbahçe 2-0
Shakhtar-Fejenord 1-1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




