Gazeta Si – Një short i ëmbël dhe i hidhur njëkohësisht për Atalantën e Berat Gjimshitit. I ëmbël, sepse evitoi Barcelonën, skuadrën më të fortë, dhe i hidhur, sepse do të ndeshet me Lajcigun, tjetër skuadër e fortë, e kualifikuar direkt për në çerekfinale të Ligës së Europës, pas pezullimit të Spartakut të Moskës.
Barcelona do të ndeshet me Eintraht Frankfurtin dhe me Atalantën nuk do të luajë as në gjysmëfinale, ku bergamaskët do të përballen me fituesin e çiftit Braga-Rejnxhërs, nëse kualifikohen. Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Europës do të luhen më 7 prill, kurse ato të kthimit më 14 prill.

Lajpcigu, kundërshtari i radhës për Gjimshitin, është një ekip i fortë fizikisht dhe me shumë talente. Nëse kalon më tej, skuadra e mbrojtësit kuqezi ka shanse të mëdha për finalen, pasi përballet me fituesin e Braga-Rejnxhërs. Barcelona, nëse kualifikohet, në gjysmëfinale gjen fituesin e çiftit Uest Hem-Lion.
Liga e Europës, çerekfinalet
Lajpcig-Atalanta
Eintraht Frankfurt-Barcelona
Uest Hem-Lion
Braga-Rejnxhërs
Gjysmëfinalet
Lajpcig/Atalanta-Braga/Rejnxhërs
Uest Hem/Lion-Eintraht Frankfurt/Barcelona
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




