Gazeta Si – Ka nisur mbrëmjen e sotme faza e grupeve edhe në Ligën e Europës, që këtë herë ka edhe një emër të madh si Luverpuli. Skuadra angleze ka fituar me përmbysje në Austri, ku mundi 1-3 Laskun.
Djemtë e trajnerit Jurgen Klop pësuan gol në pjesën e parë, por në të dytën e gjetën rrugën e rrjetës tri herë me Darvin Nunjez, Diaz dhe Salah. Roma fitoi 1-2 në fushën e Sherif Tiraspol, ndërsa sfida mes Ajaksit dhe Olimpikut të Marsejës përfundoi në barazim, 3-3.

Në këtë kompeticion marrin pjesë me skuadrat e tyre edhe Berat Gjimshiti dhe Qazim Laçi, dy nga lojtarët e Kombëtares shqiptare. Që të dy ishin titullarë sot, respektivisht me Atalantën dhe Spartën e Pragës.
Atalanta mundi 2-0 polakët e Rakov, kurse Sparta e Pragës fitoi 3-2 ndaj grekëve të Aris.
Liga e Europës, faza e grupeve
Sot
Bajer Leverkusen-Haken 4-0
LASK-Liverpul 1-3
Panathinaikos-Vilarreal 2-0
Karabag-Molde 1-0
Renes-Makabi Haifa 3-0
Union SG-Tuluzë 1-1
Servete-Sllavia Pragë 0-2
Sherif Tiraspol-Roma 1-2
Ajax-O.Marsejë 3-3
Atalanta-Rakov 2-0
Brajton-AEK 2-3
Olimpiakos-Frajburg 2-3
Rejnxhërs-Betis 1-0
Sparta Pragë-Aris 3-2
Shturm Graz-Sporting 1-2
Uest Hem-TSC 3-1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.