Në Abu Dabi pritet të finalizohet sot marrëveshja trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë e Italisë si dhe rritjen e prodhimit të energjinë diellore në Shqipëri. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale. Sipas kreut të qeverisë kjo marrëveshje do të jetë një tjetër gur kilometrik në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike me pronësi të trefishtë.
“Përshëndetje nga Abu Dhabi. Për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Së bashku me kryeministren e Italisë, miken e shtrenjtë Giorgia Meloni, me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik i posaçëm, sheiku Mohameb Bin Zaied, finalizojmë marrëveshjen trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë e italinë si dhe rriten e prodhimit të energjinë diellore në Shqipëri. Do të ketë pronësi të trefishtë”.
Rama theksoi se do të ketë investime të përbashkëta në rritjen e kapaciteve prodhuese të Shqipërisë, duke e bërë të pavarur nga importi dhe eksportuese në Bashkimin Europian.
“Do mbështet nga investime dmth të përbashkëta në rritjen e kapaciteve prodhuese të Shqipërisë. Kjo në funksion të ambicies sonë për t’u bërë të pavarur nga importi dhe na jep rol si eksportues në Bashkimin Europian”.
Rama theksoi se Shqiëpria arriti kapacitetin më të lartë të vetëprodhuesve familjarë apo biznes nga energjia diellore në rajon dhe synon ta çojë nga 10% që është aktualisht në 30% brenda mandatit të katërt, tha ai.
“Shqipëria është vendi me kapacitetin më të lartë të vetëprodhuesve familjarë apo biznes nga energjia diellore në rajon. Energjia e prodhuar nga dielli ka kaluar nga 0-10% dhe plani është të arrijmë në 30% brenda mandatit të katërt.
Sipas Ramës Shqipëria nuk rriti çmimin e energjisë pavarësisht krizës europiane dhe nga 1 shkurti do të bëhet vendi i vetmi vend europian që ul 10 % çmimin e energjisë.
“Reforma rrënjësore dhe investime domthenëse ne bëhemi nga vendit me çmimin më të ulët në Europë e rajon dhe u kursejmë qytetarëve 30 milionë euro nga fatura e energjisë elektrike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.