Ne rrjet

Lidhja me Farage në Londër, mbështetje për AfD gjermane dhe komplotistët: Musk, si ‘tutor’ për të djathtën ekstreme

Komente të vazhdueshme për Evropën. Mbështetja për Salvinin pas pafajësisë. Multi-miliarderi amerikan, duket “i fiksuar” pas Britanisë së Madhe

Gazeta Si – Amerikanët dikur u përpoqën të eksportonin demokracinë dhe nuk përfundoi mirë; tani ajo që po vërshon nga Shtetet e Bashkuara është besimi tekno-liberal që përfaqëson ideologjinë e Elon Musk dhe që përmes tij rrezaton nga rrethi i presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Por rezultati konkret i kësaj “kryqëzate të re” është mbështetja për të djathtën anti-establishment evropian, në të gjitha format e tyre.

Pasi ka kontribuar shumë në kthimin e “The Donald” në Shtëpinë e Bardhë, duke rreshtuar falangat e platformës “X/Twitter” në anën e tij, pronari i “Tesla and Space X”, ka Britaninë e Madhe si objektivin e saj të ardhshëm të menjëhershëm: ku perspektiva e instalimit të Nigel Farage në Doëning Street, nuk duket më aq fantashkencë.

Në fillim të dhjetorit, qarkulluan thashethemet se Musk ishte gati të derdhte 100 milionë dollarë në arkën e “Reform UK” në Mbretërinë e Bashkuar, partisë së “Mr Brexit”: dhe pas takimit në Mar-a Lago midis manjatit amerikan, Farage dhe financierit të partisë, Nick Candy – i vulosur nga një foto që tashmë është bërë ikonë – lideri i së djathtës populiste britanike zbuloi se Musk po “mendon seriozisht” të sponsorizojë formacionin e tij politik me një ortek parash.

Do të ishte një ndërhyrje që do të shkatërronte skenën politike në Londër, aq sa komisioni zgjedhor vendor ka kërkuar rregulla më të rrepta për financimin e huaj.

Për momentin nuk është e mundur të bëhen donacione personale për partitë britanike nga jashtë, por ndalimi mund të anashkalohet nëpërmjet kompanive të kontrolluara.

Megjithatë, qeveria e Keir Starmer ka bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të paraqesin pengesa legjislative dhe se preferojnë të përballen me Farage në një garë elektorale.

Laburistët do të thonë fjalën e tyre: “Reform UK” në Mbretërinë e Bashkuar është “kokë më kokë” me partinë qeveritare dhe konservatorët në disa sondazhe dhe kryeministri Keir Starmer, i cili ka luftuar për muaj të tërë, është shumë më jopopullor se Farage.

Ngritja në pushtet e populistëve britanikë do të kishte si faza zgjedhjet lokale majin e ardhshëm dhe më pas ato në Uells në vitin 2026, në funksion të politikave të planifikuara për vitin 2029.

Farage, me mesazhin e tij të përqendruar te emigracioni, i cili në Britaninë e Madhe ka arritur nivele që nga të gjitha llogaritë, janë të vështira për t’u mbajtur, por po gllabëron konsensusin e konservatorëve dhe po minon bastionet proletare të Laburistëve.

Kështu, mundësia e një revolucioni politik në Londër të nxitur nga paratë e Musk, nuk është më një fantazi e largët.

Multimiliarderi amerikan është i fiksuar pas Britanisë së Madhe: ai poston vazhdimisht në Tëitter, nëse do të parashikojë “luftë civile” pas trazirave sociale në gusht, ose për të denoncuar “shtetin policor” të krijuar sipas mendimit të tij nga Partia e Punës (Laburistët), apo për të mbështetur peticionin online në favor të zgjedhjeve të parakohshme, si dhe protestat kundër taksave nga fermerët britanikë.

Por kohët e fundit, vëmendja e Musk është drejtuar edhe drejt Evropës kontinentale, duke filluar nga Italia, ku manjati shfaq një ndjenjë personale me Giorgia Melonin.

Musk përshëndeti pafajësinë e Salvinit për çështjen “Open Arms”, por mbi të gjitha dënoi dënimin me të cilin gjyqësori kishte hedhur poshtë “planin për emigrantët në Shqipëri” të qeverisë: “Këta gjyqtarë duhet të ikin, – shkroi ai në “X”-. A jetojnë italianët në demokraci apo është një autokraci e pazgjedhur ajo që merr vendime?”.

Një ndërhyrje që kishte merituar qortimin e pazakontë të presidentit Sergio Mattarella, i cili kishte kujtuar se “Italia mund të kujdeset për veten”.

Megjithatë, shumë më shqetësuese është mbështetja e dhënë për AfD-në gjermane, një parti e ekstremit të djathtë, në të cilën përhapet nostalgjia neo-naziste: vetëm ata “mund ta shpëtojnë Gjermaninë”, shkroi Musk në Tëitter, duke provokuar një protestë nga anëtarët e qeverisë së Berlinit.

Dhe në lidhje me sulmuesin e Magdeburgut, ai akuzoi mediat tradicionale për përhapjen e dezinformatave për nënvizimin e pikëpamjeve të tij islamofobike dhe kundër imigracionit.

Por mes lavdërimit të presidentit ultra-liberal argjentinas Javier Milei dhe kritikës së anulimit të zgjedhjeve në Rumani, është ndoshta më interesante të ndiqet përplasja e Musk me Komisionin Evropian.

Brukseli në fakt e ka vënë “X” në në qendët të vëmendjes, duke akuzuar platformën në pronësi të manjatit si nxitëse të dezinformimit dhe organizimit të përmbajtjeve të paligjshme.

BE-ja mund të shtyhet të ndërmarrë veprime dhe kjo është ajo që Musk po e vështron: sepse nuk duhet harruar se ai është para së gjithash një njeri që kujdeset për biznesin e tij.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë