Nga Gazeta ‘Si’-Udhëheqësi i grupit militant libanez, Hezbollah, kërcënoi të mërkurën se do të synojë ishullin europian të Qipros, nëse shpërthen lufta midis Izraelit dhe Libanit.
“Qiproja do të jetë gjithashtu pjesë e kësaj lufte nëse hap aeroportet dhe bazat e saj për forcat izraelite”, tha Hassan Nasrallah në një fjalim televiziv që erdhi vetëm një ditë pasi Izraeli paralajmëroi grupin e fuqishëm militant të mbështetur nga Irani se perspektiva e “luftës së gjithanshme po afrohej shumë”.
Kjo është hera e parë që lideri i Hezbollahut kërcënon Qipron, një anëtare e Bashkimit Evropian që shtrihet në detin Mesdhe, afërsisht 200 kilometra nga Libani dhe që ka mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake me Izraelin që nga viti 2014 dhe deri në vitin e kaluar.
Në përgjigje të kërcënimit nga Nasrallah, presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides tha se ishulli “nuk ishte i përfshirë në asnjë mënyrë në konfliktet e luftës”.
“Republika e Qipros nuk është pjesë e problemit. Republika e Qipros është pjesë e zgjidhjes. Dhe roli ynë në këtë, siç tregohet, përmes korridorit humanitar, njihet jo vetëm nga bota arabe, por nga komuniteti ndërkombëtar në tërësi”, tha Christodoulides.
Kërcënimi i Nasrallah erdhi si pjesë e një përgjigjeje të zjarrtë ndaj paralajmërimit të Izraelit dhe të kërcënoi se do të “trondiste shtyllat” e Izraelit nëse “do t’i imponohej një luftë Libanit”.
Tensionet midis Hezbollahut dhe Izraelit janë rritur që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit dhe fushata ushtarake që pasoi nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit në Gaza. Javët e fundit, intensiteti i sulmeve ndërkufitare mes të dyve është rritur, duke ngritur shqetësime mbi perspektivën e një lufte të plotë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.