Sociale

Liderët e Europës në Tiranë, 15-16 maji ditë pushimi për administratën

Nga Gazeta Si- Punonjësit e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë do të jenë pushim me datat 15 dhe 16 maj.

Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur që datat 15 dhe 16 maj të jetë ditë pushimi, vendim që lidhet me mbajtjen e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Përjashtim bëjnë Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda e Republikës,  shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.

Sipas vendimit të qeverisë, dita e punës do të zëvendësohet me në ditët e pushimit brenda vitit 2025. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë