Ngjarje

Liderët e Europës mblidhen në Tiranë për Samitin Politik, akset që do të bllokohen sot dhe nesër

Gazeta Si – Duke nisur nga kjo e enjte, 15 maj, do të vihen në zbatim masat e ndërmarra nga policia për të siguruar delegacionet e nivelit të lartë evropian që zbresin sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet të premten më 16 maj.

Sheshi “Skënderbej”, ku do të zhvillohet samiti do të mbyllet edhe për këmbësorët. Aktiviteti do të zhvillohet brenda një strukture të përkohshme që është ngritur aty, e cilësuar si “Shtëpia e Evropës”.

Që prej mbrëmjes së të mërkurës në orën 22:00-23:00, është bllokuar plotësisht lëvizja e automjeteve nga Aeroporti në Rinas drejt Tiranës, hyrja në autostradën “Thumanë- Kashar”, autostrada “Durrës- Tiranë” – Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”- Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit deri në hyrjen e delegacioneve në Hotel “Plaza”.

Ndërsa nga kjo e enjte, ora 08.00 deri në 24.00, interval kur lëvizin delegacionet nga Rinasi drejt Tiranës, bllokohet nga Rinasi në Thumanë-Kashar – në Durrës-Tiranë- devijon tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit – rruga e Liqenit drejt Rrethrrotullimit të Saukut– Rruga e Elbasanit deri tek Hotel “Plaza” dhe të gjitha rrugët që ndodhen përreth hotelit dhe sheshit “Skënderbej”.

Me anë të një komunikimi zyrtar, Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi njoftoi se ato do të jenë të paaksesueshme nga mjetet dhe këmbësoret.

“Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët: Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George Ë. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Ndër të tjera, Jaupi shpjegoi edhe se ku do të nisë devijimi i rrugëve të bllokuara.

“Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë; o Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit; o Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ; o Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”; o Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.

Ndërkohë për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe pikat e tjera të kalimit kufitare si Hani i Hotit dhe Morina, në datën 14 në mbrëmje do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në disa akse rrugore.

“Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës”.

Po ashtu në datën 15 nga ora 08:00 deri në orën 24:00, dhe 16 nga ora 6:30 deri në 11:30, gjithashtu do të ketë bllokim të plotë të rrugës për itinerarin që do të ndjekin delegacionet nga Rinasi deri te Sheshit Skënderbej.

“Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit)”.

Gjatë ditës së samitit do të ketë bllokime të përkohshmë në rrugët që lidhin 10 hotele ku do të qëndrojnë delegacionet deri në qendër ku do të mbahet samiti. Për të aksesuar Rinasin mund të përdoren rrugët dytësore të autostradës, ndërkohë gjatë ditës së samitit do të ketë ndalime të parkimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë