Kosova

Liderët e BE mesazh Kosovës dhe Serbisë: Mos merrni veprime të njëanshme, dhuna nuk ju shpie në dialog   

Në samitin e Tiranës, ishin të pranishëm si Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ashtu edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Të dy ata veças thanë se njeri kishte ardhur për Kosovën ndërsa tjetri për liberalizimin e vizave po për Kosovën. Asnjeri prej tyre nuk priste takim të përbashkët në Tiranë. Një fakt i evidentuar edhe gjatë samitit ku në deklaratën e përbashkët te liderëve të BE-së dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor nënvizohet nevoja për dialog të menjëhershëm mes dy vendeve.  

“Ne vazhdojmë të mbështetim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe presim progres konkret nga të dy Palët drejt një marrëveshjeje të plotë dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Kjo është kritike për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar se Palët munden të vazhdojnë rrugëtimet evropiane përkatëse. Ne përsëritim pritmërinë tonë të fortë që të gjitha marrëveshjet e mëparshme të respektohen plotësisht dhe të zbatohen pa vonesë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Samitit.

Samiti nxit të dy palët të angazhohen në mënyrë konstruktive për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet dypalëshe dhe mos marrin veprime të njëanshme dhe/ose provokuese që mund të shkaktojnë tensione dhe dhunë dhe retorikë që nuk shpie drejt Dialogut.

“Ne u kujtojmë të dy Palëve përgjegjësinë e tyre të përbashkët për të siguruar paqen dhe stabilitetin”, thuhet në deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë