Nga Gazeta ‘Si’- Lider i ri, por i vërtetë dhe me vizion!
Kështu e ka quajtur gazeta e madhe gjermane “Berliner Zeitung” kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një artikull ku në qendër janë zgjedhjet parlamentare.
“Berliner Zeitung” ka evidentuar problematikat me të cilat përballet aktualisht Kosova, siç janë papunësia, largimi i ‘trurit” të vendit dhe institucione të dobëta, ndërsa është ndalur edhe tek marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë.
Sa i përket garës për kryeministër, media gjermane vlerëson se Lumir Abdixhiku, rivali i kryeministrit aktual Albin Kurti, i premton Kosovës një fillim të ri: rimëkëmbje ekonomike, transparencë politike dhe luftë kundër korrupsionit të shfrenuar janë çështjet kryesore në vendin me 1.5 milion banorë.
“Berliner Zeitung” shkruan se ai është i përkushtuar për një afrim me BE-në, ndërsa paralajmëroi gjithashtu reforma në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.
Gazeta gjermane thotë se Abdixhiku synon një rritje ekonomike prej pesë për qind dhe dëshiron ta rrisë buxhetin e Kosovës në pesë miliardë euro.
Në të njëjtën kohë, thotë se ai është i përkushtuar për një afrim me BE-në. Ai paralajmëroi gjithashtu reforma në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.
Mbështetje nga Gjermania për Abdixhikun
Deputeti i Bundestagut nga CDU, Peter Beyer, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin konservator të opozitës, Lumir Abdixhiku.
“Unë e njoh Lumir Abdixhikun prej vitesh dhe kam punuar me të me sukses brenda familjes së Partisë Popullore Evropiane (EPP)”, tha Beyer për Berliner Zeitung.
“Ai shquhet si një lider i ri, por i përvojshëm dhe i vërtetë”, shtoi Beyer, i cili nga viti 2018 deri në 2022 ishte Koordinator për Bashkëpunimin Transatlantik të qeverisë gjermane nën udhëheqjen e Angela Merkel.
“Ai është një njeri me vizion, por që njëkohësisht është realist: ai e kupton se reformat strukturore janë urgjentisht të nevojshme”, thekson deputeti i CDU-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.