Një 31-vjeçar është arrestuar në Librazhd, për shkak se akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ” e mbetur në tentativë dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
I arrestuari, me iniciale B.L., 31 vjeç, banues në Tiranë nuk i është bindur patrullës së policisë së Pogradecit dhe ka vijuar ecjen me “Audin” e tij. Një tjetër patrullë ka tentuar që ta ndalojë në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec.
Por i riu, kur ka konstatuar policinë, përsëri nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke aksidentuar efektivin Sokol Hoxha, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në ndjekje të automjetit, janë vënë shërbimet e tjera të Policisë dhe në qytetin e Librazhdit është bërë i mundur ndalimi i tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




