Gazeta “Si“- Instituti për Shëndet Publik (IJZ) në Mal të Zi ka identifikuar rastin e parë të lisë së majmunëve.
Autoritetet shëndetësore malazeze, njoftojnë se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive.
“Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Lija e majmunëve u shpall javën e shkuar një emergjencë shëndetësore globale. Si sëmundje ka shenja që fillojnë me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke dhe kollë.
Ndërkaq,në disa vende sëmundja ka evouluar duke shkaktuar edhe vdekje.
Spanja raportoi vdekjen e saj të dytë të lidhur me linë e majmunëve të shtunën.
Spanja raportoi vdekjen e saj të parë të premten e kaluar. Vdekja e parë ndodhi në rajonin verilindor të Valencias dhe shkaku ishte encefaliti, një inflamacion i trurit i lidhur me infeksionin, raportuan mediat lokale,
Më herët edhe Brazili raportoi vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunëve, duke shpallur dhe emergjencë kombëtare.
Gjithashtu, guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së lisë së majmunit.
Ajo shtoi se më shumë se një në katër raste të lisë së majmunëve në Shtetet e Bashkuara janë raportuar në qytetin e Nju Jorkut.
Që nga 29 korriku, Shteti i Nju Jorkut kishte gjithsej 1,383 raste të konfirmuara të lisë së majmunit, sipas faqes së internetit të Departamentit të Shëndetësisë të qytetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.