Ka ndodhur

Lezhë/ Përleshje për pronësi mes 2 personave. Njëri përfundon në spital i plagosur rëndë!

Nga Gazeta ‘Si’- Konflikti mes dy personave me motive pronësie, ka përfunduar në përleshje me sende të forta e prerëse, dhe për pasojë një prej tyre përfundoi i plagosur rëndë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Balldresë, në fshatin Torovicë, në Lezhë, mbrëmjen e sotme (27 Tetor).

Burime policore bënë me dije se paraprakisht sipas informacioneve të mbledhura, konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie mes dy familjeve.

Një nga agresorët ka përdorur gjatë sulmit mjet prerës, me të cilin dëmtoi kundërshtarin. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, në gjendje të rëndë për jetën.

Fillimisht u njoftua për të shtëna me armë, por më pas policia njoftoi se ka pasur vetëm përleshje me sende të forta mes personave të përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbulimin e dinamikës së krimit, nga ku do të zbardhet edhe e vërteta dhe procedohet autori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë